Jose Mourinho, i cili ka mbetur pa një pozicion drejtues që nga largimi i tij nga Roma në janar, do të kthehet në fushën e blertë si trajner.
Pavarësisht zërave që e lidhin atë me klubet e Superligës së Arabisë Saudite dhe disa kombëtare, Mourinho ka vendosur ta vazhdoj karrierën në Evropë.
Sipas gazetarit dhe ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Mourinho ka arritur një marrëveshje me klubin e madh turk, Fenerbahce.
“Marrëveshja verbale e Jose Mourinhos me Fenerbahcen është një kontratë dyvjeçare e vlefshme deri në qershor 2026. Ajo gjithashtu do të përfshijë një opsion për sezonin e mëtejshëm”.
“Jorge Mendes ka negociuar marrëveshjen dhe tani është koha për të rishikuar, nënshkruar të gjitha dokumentet zyrtare. Ja ku shkojmë së shpejti!”, ka shkruar Romano në profilin e tij në platformën X.
Ndryshe, këtë sezon, Fenerbahce mori plotë 99 pikë, por nuk u bënë kampionë pasi Galatasaray arriti të fitonte tri pikë më shumë.
Fenerbahce ka mbi dhjetë vite që nuk ka arritur titullin kampion në Superligën e Turqisë dhe me ardhjen e Mourinhos, ky do të jetë objektivi i vetëm.