Megjithë thirrjet ndërkombëtare për një armëpushim të përkohshëm, avionët luftarakë izraelitë vazhduan të godisnin Libanin të enjten.
Para dasmës së inxhinieres libaneze Maya Gharib, dasmë e planifikuar për muajin tjetër, familja dhe të afërmit e saj ishin shumë të ngazëllyer për këtë dasmë.
Por të hënën, 23-vjeçarja Gharib, dy motrat dhe prindërit e saj u vranë në një sulm izraelit në shtëpinë e tyre në një periferi të qytetit jugor të Tyra, tha vëllai i Mayas, Reda, i vetmi anëtar i mbijetuar i familjes.
Izraeli pretendon se sulmet e së hënës kishin për qëllim armët e Hezbollahut. Ministria e Shëndetësisë Libaneze tha se sulmet kishin vrarë më shumë se 550 njerëz, duke përfshirë të paktën 50 fëmijë dhe 98 gra, në ditën më vdekjeprurëse për Libanin që nga fundi i luftës civile 1975-1990, transmeton Telegram News.
Reuters ka treguar një mesazh nga një i afërm i kësaj familje, të dërguar në një dyqan martese pas vdekjes së familjes Gharib: “Nusja u bë dëshmore”:
Familja u varros në një funeral të shpejtë të nesërmen, me një numër të vogël të pranishëm për shkak të rrezikut të një sulmi. /TelegramNews/