Izraeli ka shpëtuar katër pengje të gjallë nga Gaza.
Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore, kanë deklaruar autoritetet izraelite.
Pengjet, të cilët u kapën nga Hamasi në festivalin e muzikës Nova në tetor, quheshin Noa Argamani, 25 vjeç, Almog Meir Jan, 21 vjeç, Andrey Kozlov, 27 vjeç dhe Shlomi Ziv, 40 vjeç.
Në një deklaratë të përbashkët, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit, Autoriteti i Sigurimeve të Izraelit dhe Policia e Izraelit thanë se pengjet u shpëtuan në zemër të Nuseiratit, raporton SkyNews.