Ismaili: PDK-ja synon vendin e parë, kemi pasur fushatë të jashtëzakonshme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka deklaruar se partia e tij është duke garuar për fitoren në zgjedhjet parlamentare që mbahen të dielën, duke theksuar se fushata e deritanishme ka qenë jashtëzakonisht e suksesshme.

“Jemi duke garuar për fitore, jemi duke bërë maksimumin për ta siguruar fitoren. Ende nuk ka përfunduar asgjë, jemi në garë për vendin e parë, synojmë vendin e parë”, ka deklaruar Ismaili në Debat Plus.

Ai ka theksuar se kombinimi i një kandidati të mirë, një liste të fortë dhe një programi të qartë ka ndikuar në rritjen e mbështetjes për PDK-në.

“Kemi pasur një fushatë jashtëzakonisht të mirë, një kandidat jashtëzakonisht të mirë, një listë jashtëzakonisht të mirë. Mendoj se të gjitha këto janë copëza të mozaikut që e kanë ndërtuar këtë proces të fushatës”, ka shtuar ai.

Ismaili ka potencuar se PDK-ja është fokusuar në çështjet dhe brengat e qytetarëve, duke vërejtur një interes të shtuar të tyre për të marrë pjesë në tubimet e organizuara.

“Mund të them me siguri të lartë që jo vetëm në tubimet qendrore, por edhe në lagje, njerëzit po vijnë vetë. Përpara është dashur shumë përpjekje për t’i thirrur, ndërsa tash ata dëshirojnë të marrin pjesë pa ftesë. Kjo ka qenë edhe motoja jonë: ‘Kosova mundet më mirë”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews