Ish-Përmbaruesi, Mulhaxha: MD ma mori licencën me shumë shkelje ligjore

Me një vendim për Masa disiplinore nr.01/2023 të Departamentit për Profesione të Lira (DPL), Ministria e Drejtësisë ka shkarkuar nga detyra ish përmbaruesin privat Ilir Mulhaxha, duke ia marrë licencën e punës.

Në vendimin për shkarkim të Mulhaxhës, nën kapitullin II thuhet:
“Përmbaruesi privat, Ilir Mulhaxha nga Prishtina dhe organi përmbarues, i emëruar Përmbarues privat për territorin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, është përgjegjës për shkelje disiplinore pasi që gjatë kryerjes së veprimeve përmbarimore në kuadër të aktivitetit të tij, nuk iu ka përmbajtur ligjit, në lëndën e përmbarimit,P.nr.001/2020,në atë mënyrë që të njëjtit , i shqiptohet, Masa disiplinore, shkarkimi nga detyra”.

Ajo që e ka bërë të ndjeshm rastin Mulhaxha është edhe prania e policisë speciale në proces dhe hetuesit policorë të cilët sipas tij, nuk kishin çka të kërkonin në këtë rast.

Ish-përmbaruesi Mulhaxha, thotë se “procesi i kundërligjshëm kundër tij është tentuar të zbatohet edhe me asistencën e Policisë Speciale të Kosovës dhe hetueseve policorë, vendim i shfuqizuar më datën 19. 9. 2023 nga MD-ja pa asnjë arsye”.

Në arsyetimin për parashtrimin e kërkesës për inicimin e procedurës disiplinore ndaj këtij përmbaruesi privat, pala ankuese AKP-ja me seli në Prishtinë, ka cekur se Agjencia Kosovare e Privatizimit, konsideron që përmbaruesi Ilir Mulhaxha me rastin e nxjerrjes së urdhrit për transfer me nr. P.nr.001/20 e të cilin Banka Qendrore, e ka aprovuar si të tillë e ka lejuar ekzekutimin -transferimin e 3,500,632.50 €, ka kryer veprime të kundërligjshme të cilat bien në kundërshtim të plotë me aktet juridike dhe praktikën gjyqësore në lidhje me ekzekutim/përmbaruesin e vendimeve administrative, gjyqësore, përfshirë edhe ato të arbitrazhit kur bie rasti në lidhje me fondet e Ndërmarrjeve Shoqërore në likuidim.

Arsyetimi paraqet edhe pretendimin e palës ankuese, AKP i cili thotë:
“Në këtë rast sipas palës ankuese, AKP-së i është shkaktuar dëm i drejtpërdrejtë, kreditorëve të NSH “NewCo Llamkos” dhe kësi soji fondi i Ndërmarrjes Shoqërore në likuidim, është dëmtuar në atë masë sa që kërkesat e kreditorëve të tjerë të N.SH.-së të përcaktuara në kategori më të larta të prioritetit ose në kategori të njëjtë do të mbetën të pa përmbushura në rast se mjetet e tërhequra nga llogaria bankare e NSH “NewCo Llamkos”, nuk do të kthehen …”,thuhet në fjalën e palës ankuese.

Çka thuhet në raportin e procedurës disiplinore të Ministrisë së Drejtësisë (MD)?

“Ministria e Drejtësisë (MD), në bazë të kërkesës së datës 10.01.2023 të palës ankuese AKP-së me seli në Prishtinë, me datën 10.01.2023 ka hartuar Raportin për fillimin e procedurës disiplinore për lëndën P.nr.01/20 e në të cilën Agjencia Kosovare e Privatizimit me seli në Prishtinë, e në të cilën ka cekur se ky përmbarues privat dhe si organ i përmbarimit, me rastin e nxjerrjes së Urdhrit për Transferim me nr.P.nr.0001/20 të datës 29.01.2023 e të cilin, Urdhër, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës e ka aprovuar dhe si të tillë e ka lejuar ekzekutimin -transferimin e 3,500,632.50 €, ka kryer vepër kundërligjore të cilat bien në kundërshtim të plotë me aktet juridike dhe praktikën gjyqësore në lidhje me ekzekutimin…”

Përmbaruesi Mulhaxha: ”Marrja e licencës sime është hakmarrje e MD-së ndaj procesit “Z-Mobile”.

Lidhur me marrjen e licencës nga MD qe një vit e gjysmë , ish përmbaruesi Ilir Mulhaxha , i ka pohuar gazetës Telegram News se ndaj tij MD ka bërë hakmarrje dhe shkelje ligjore.

“Unë mendoj se Ministria , pasi ka dështuar të më shkarkojë për rastin “Z.Mobile” , tani ka ndërtuar një rast të ri përsëri në zbatim të arbitrazhit dhe përkundër faktit se përmbaruesi e ka zbatuar ligjin e procedurës përmbarimore duke ekzekutuar urdhrin e formës së prerë , tani të vendosur në kontest nga Gjykatat e Kosovës , kjo nuk ka mjaftuar për Komisionin disiplinor , i caktuar nga MD-ia të cilët në mënyrë të kundërligjshme , më kanë shkarkuar me vetëm 2 vota.
Ky komision ka rishikuar vendimet gjyqësore dhe me këtë rast e ka tejkaluar mandatin e tij duke marrë rolin e Gjykatës Kushtetuese” , është deklaruar Mulhaxha duke treguar se zgjidhja është të ma kthejë licencën organi i cili e ka marrë atë.

Duke treguar procedurat e shkeljes ligjore ish përmbaruesi Ilir Mulhaxha ka thënë:
“Në rastin e lëndës sime pasojat janë të dukshme: Me vendimin për shkarkim MD , duhet ta emërojë zëvendës përmbaruesin konform nenit 379 , paragrafi 1.
Mos caktimi i zv. përmbaruesit sipas ligjit ka prodhuar pasoja juridike për palët në procedurë që numri i tyre është rreth 3800 lëndë , të cilat kanë mbetur të pa menagjuara , apo pa zot shtëpie.
Në rastin tjetër kur i është tërhequr licenca përmbaruesit Fadil Hoxha, për tre muaj mandat përmbarimor është caktuar Arben Gashi , ish Kryetar i Odës së Përmbaruesve.
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu vazhdon të nxjerr vendime të jashtë ligjshme për rastin tim , në kundërshtim me nenin 352 paragrafi 2 , i LPP-së emëron komisionin ad hoc në përbërje të 3 anëtarëve me mandat trajtimi të lëndëve të përmbaruara dhe proporcionale të të gjithë përmbaruesve privat në Prishtinë.
Kjo dispozitë , nuk përcakton se mund të formohet një komision i tillë”.

Ish-përmbaruesi Mulhaxha pretendon se Ministrja Haxhiu ka vepruar në kundërshtim me ligjin , për çka me datën 30.03.2023 , i është drejtuar ministres me kërkesën për lejimin e përmbarimit të lëndëve në një afat prej tre muajsh sipas nenit 376 paragrafi 3 i LPP-së , kërkesë që u refuzua me datën 3.05.2023.

“Vendimin e tillë e kemi kundërshtuar edhe para mediave por nuk ka pasë përgjigje pozitive”, sqaron ish përmbaruesi.

Mulhaxha konteston mandatin e komisionit ad hoc se nuk ka bazë ligjore për çka më datën 19.9. 2023 nxjerr vendim të ri , por tani mandati i komisionit bazohet në dispozitat e ligjit e ligjit të ri të dekretuar nga Presidentja Osmani në gusht të vitit 2023 që do të thotë se tash mandati i komisionit formohet me ligjin e ri retroaktiv.

“Por, retroaktiviteti nuk mund të zbatohet në dëm të palëve sepse është garancion kushtetues , megjithatë as komisioni i ri nuk e ka të qartë si t’i transferojë lëndët që kanë pagesa dhe vendos që procesin ta ndajë në dy faza:
1.të transferohen lëndët e përmbarimit për të cilat janë marrë vendime , por nuk janë inkasuar mjetet .
2.Lëndët me pagesë të mos transferohen deri kur Ministria të kërkojë opinion ligjor nga Gjykata Supreme, për një mendim juridik”, ka thënë Mulhaxha.

Gjykata Supreme refuzon kërkesën e MD-së, kjo e dyta nuk e njofton përmbaruesin , por zbut qëndrimin duke e kompensuar nga lëndët e paguara

Duke sqaruar veprimin kundërligjor të MD-së, të datën 16 janar 2024 , Mulhaxha shpalos letrat e raporteve mes MD-së dhe Gjykatës Supreme , kur kjo e dyta ka refuzuar kërkesën e MD-së , pas të cilës ish përmbaruesit Ilir Mulhaxha, i njihet e drejta e kompensimit për lëndët e paguara, vendim i marrë nga Komisioni ad hoc në krye të të cilit ishte Labinot Gashi.

Vendimi ishte marrë nga Zyra Ligjore e MD-së, por e tëra erdhi pasi ish përmbaruesi iu kishte drejtuar Gjykatës Supreme për të kuptuar vendimin , të cilin MD si dërguese nuk e kishte përcjellur te Mulhaxha.

Lidhur me procedurën e vazhdimit të procesit Mulhaxha thotë:
“ Më datën 30 korrik 2024 është kërkuar që Komisioni të vazhdojë me këto lëndë, por pa shpjeguar si do të shpërndahen lëndët nga përmbaruesit e ngarkuar me këto përmbarime dhe si do të kenë ata qasje në xhirollogarinë time pa pas dije si të veprohet , për çka kam bërë kërkesë që data e daljes së komisionit të shtyhet për 1 gusht pasi njoftimi është bërë me vonesë”.

“Si përfundim mund të thuhet se MD ka hyrë në një proces të pa ligjshëm duke mos ditur si të dilet nga kjo shkelje ligjore e duke i ndryshuar shumë herë vendimet e veta, ku është detyruar shumë herë t’i shfuqizojë ato, duke mandatuar komisione pas një zvarritje prej një vit e gjysmë të procesit.
“MD , duke mos ditur si të dilet nga kjo rrugë qorre , dy herë ka kërkuar opinione ligjore , krahas të cilave është dëmtuar interesi publik , ku janë dëmtuar palët në procedurë” ,spikat Mulhaxha.

Gazeta Telegram News për të gjitha këto akuza dhe kundër akuza i ka dërguar disa pyetje Ministrisë së Drejtësisë, por deri në publikimin e këtij shkrimi, nuk ka marrë përgjigje.

Në pyetjet e gazetës drejtuar Odës së Përmbaruesve, kryetari i Odës Isa Shala i ka kthyer përgjigje gazetës se nuk mund të përgjigjen për rastin Mulhaxha , sepse është në proces gjyqësor.
“ Si kryetar i Odës jam njoftuar nga kolegu Ilir Mulhaxha se lidhur me të gjitha këto çështje që keni kërkuar të përgjigjem , janë duke u shqyrtuar në gjykatë , sipas padive , andaj edhe qëndrimi i Bordit se për kërkesat që janë duke u shqyrtuar në gjykatë , të pritet vendimi i gjykatës” , është përgjigjur Kryetari Shala./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews