Ish-këshilltari në Ministrinë e Donika Gërvallës rehatohet me punë të përhershme në këtë ministri

Ish-këshilltari në ministrinë e Jashtme dhe Diasporës, Atdhe Prelvukaj, është rehatuar me punë të përhershme në këtë ministri.

Atdhe Prelvukaj i cili kishte shërbyer fillimisht si këshilltar i jashtëm i zëvendësministres Liza Gashi, e më pas ishte angazhuar edhe në kabinetin e Ministres Gërvalla, është punësuar në pozitën Zyrtar i Shërbimit të Jashtëm në MPJD.

Sot MPJD ka publikuar listën me kandidatët fitues, ku mes tjerëve figuron edhe emri i Prelvukajt.

Ministria e Jashtme më 28.10.2024 kishte shpallur konkursin për 21 pozita për Zyrtar të Shërbimit të Jashtëm.

Bazuar në ligjet në fuqi, asnjë zyrtar i lartë publik nuk ka të drejtë për një periudhë dy vjeçare të krijojnë marrëdhënie pune me institucionin ku kanë punuar.

Ligjet në fuqi nuk e lejojnë as që një këshilltar politik gjatë mandatit të tij të aplikojë për ndonjë pozitë në shërbimin civil. Një veprim i tillë konsiderohet si konflikt i interesit.

Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, konkretisht neni 18, sqaron kur një zyrtar i lartë ka kufizime.

Aty specifikohet se një këshilltari politik nuk ka drejtë të punësohet në administratë pa kaluar dy vite pas përfundimit të mandatit.

“Zyrtari i Lartë nuk ka të drejt “të punësohet ose të emërohet, për një periudhë deri në dy (2) vjet pas përfundimit të funksionit publik, në pozitë udhëheqëse ose menaxhuese, apo të përfshihet në kontrollin ose auditimin e institucioneve publike dhe private dhe institucioneve vartëse të tyre të cilat kanë marrëdhënie biznesi me institucionin ku ka ushtruar funksionin publik, nëse detyrat e tij gjatë periudhës dy-vjeçare para përfundimit të ushtrimit të funksionit publik kanë qenë drejtpërdrejtë të lidhura me mbikëqyrjen, kontrollin apo sanksionimin e aktivitetit të tyre”, thuhet në nenin e ligjit.

Në një nen tjetër, ligji në fjalë e specifikon se çka është zyrtari i lartë.

Ky nën tregon se duhet të shikohet Ligji për Deklarimin e Pasurisë, për të kuptuar se kush janë Zyrtar të Lartë.

Kurse, Ligji për Deklarimin e Pasurisë, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave, respektivisht neni 4, ndër të tjerë, thotë se zyrtarë të lartë llogariten edhe, “Këshilltarët e Presidentit të Republikës së Kosovës, Këshilltarët e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Këshilltarët e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe Këshilltarët e ministrave të Qeverisë së Kosovës, përfshirë këshilltarët e jashtëm politikë”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews