Bashkëkryetarja e Partisë Guxo, Donika Gërvalla, ka folur në lidhje me marrëveshjen që kanë me Lëvizjen Vetëvendosje.
Gërvalla tha se marrëveshja me VV-në është që pas 9 shkurtit ta formojnë shpejt qeverinë dhe t’i vazhdojnë punët, që sipas saj, kanë mbetur në gjysmë.
“Marrëveshja jonë është që pas fitores më 9 shkurt do ta formojmë shpejt qeverinë dhe do të vazhdojmë të punojmë me të njëjtin intensitet, me të njëjtën vendosmëri për kryerjen e punëve që na kanë mbetur përgjysmë”, tha Gërvalla në Klan Kosova.