Sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbahen zgjedhjet për president, ku garojnë Kamala Harris, kandidate e Partisë Demokratike, dhe Donald Trump, kandidat i Partisë Republikane.
Në lidhje me zgjedhjet në ShBA ka folur edhe Steve Bannon, ish-strategjistri kryesor i Trumpit gjatë mandatit të parë në Shtëpinë e Bardhë.
Siç raporton BBC-ja, Bannon është lëshuar nga burgu federal një javë më parë, pasi kreu katër muaj pas hekurave për shpërfillje të Kongresit të SHBA.
“Ndryshe nga viti 2020, ne do të sigurojmë fitoren e Trump kësaj radhe”, tha Bannon për CBS Neës, partneri amerikan i BBC-së, të martën në mëngjes.