Ish-fotografi personal i Hashim Thaçit, Astrit Ibrahimi, e ka vizituar ish-presidentin e Kosovës në Hagë.
Përmes një postimi në Facebook, Ibrahimi ka shkruar se Thaçi po e mbron Kosovën në Hagë.
“Sapo isha në Hagë të presidenti Thaçi. Me të kam kaluar një pjesë të madhe të jetës profesionale por edhe thjesht njerëzore. Atje është tu e mbrojtë Kosovën dhe krejt neve. Më pëlqeu optimizmi i pashoq i tij dhe po kthehem me bindje që kjo valë e optimizmit të tij me një moment do të sjellë një cunami të progresit për krejt neve”, shkroi Ibrahimi.