Nga Llapi në Ukrainë, Ilir Krasniqi u zyrtarizua së fundmi te skuadra ukrainase, Kolos Kovalivka.
Qysh në ndeshjen e parë me ekipin e ri, ai edhe debutoi.
Mbrojtëis i Kombëtares së Kosovës u aktivizua për 62 minuta në barazimin e skuadrës së tij me LNZ Cherkasy – skuadër në të cilën aktivizohet edhe dy futbollistë tjerë nga Kosova.
Bëhet fjalë për Muharrem Jasharin dhe Hajdin Salihin,
Ndryshe, skuadra e Krasniqit renditet në pozitën e 14-të me tre pikë të grumbullura pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara.