Ish-trajneri i Ballkanit, Ilir Daja për herë të parë ka reaguar pas largimit nga suharekasit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka falenderuar klubin për mbështetjen që i dhanë këto vite.
Daja në postimin e tij falënderoi të gjithë, duke filluar nga presidenti Arsim Kabashi e deri tek tifozët dhe futbollistët që i pati në menaxhim.
Tutje, tekniku nga Shqipëria tha se po largohet nga Suhareka si një person shumë krenar për çdo trofe dhe çdo fitore që ka arritur në arenën evropiane.
Daja është shpallur tre herë kampion me Ballkanin në Superligën e Kosovësnjë herë fitues i Kupës së Kosovës dhe i Superkupës së Kosovës.
Një ndër arritjet e tij më të mëdha në krye të Ballkanit mbetet fakti se u kualifikua dy herë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, duke përfunduar në pozitën e katërt me katër pikë në një grup me Sivasspor, Cluj dhe Slavia Praha.