Policia e Kosovës ka zbuluar një vend në bjeshkën e Roshkodolit, Komuna e Deçanit, ku dyshohej se po kultivoheshin bimë narkotike.
Gjatë një operacioni të mbështetur nga teknologjia, policia ka lokalizuar katër sera me bime të dyshuara narkotike, të cilat dyshohet se ishin djegur nga persona të dyshuar.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 300 bimë narkotike të llojit marihuanë, një armë AK-47 me 32 fishekë, dhe një fishek për armë gjuetie. Provave materiale që mbetën të padjegura u morën mostra për analizë dhe më pas u asgjësuan në vendin e ngjarjes.
Policia ka hapur hetime për veprat penale të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Posedimit të paautorizuar të armëve dhe municioneve.” Gjithashtu, është informuar Policia Kufitare e Shqipërisë dhe Malit të Zi për të aktivizuar njësitet e tyre në zonat përkatëse.