I mbijetuari i gjenocidit: Rezoluta për Srebrenicën, vetëm morale

I mbijetuari i masakrës në Srebrenicë, Emir Suljagiq sot foli rreth asaj masakre.

Sipas Suljagiq nuk do mund të ketë drejtësi për masakrën e Srebrenicës.

Suljagiq, që tani është Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Përkujtimore në Srebrenicë u shpreh se Rezoluta e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë paraqet vetëm një njohje politike e morale për një gjeneratë të tërë të Bosnje dhe Hercegovinës dhe një mirënjohje për punën e vuajtjet e nënave dhe familjeve atje.

Sipas Suljagiq nuk do mund të ketë drejtësi për masakren e Srebrenicës.

“Por nuk do të thoja që është drejtësi. Në këtë botë nuk e hasim drejtësinë, nuk mund të ketë drejtësi për krimet e nivelit çfarë janë kryer në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë” – tha ai, i pyetur nëse është gjetur drejtësi për Srebrenicën.

Ai ishte pjesë e konferencës së hapjes së ekspozitës “Reporting House”, e cila prezanton punën e gazetarëve, fotografëve dhe artefakte të punonjësve të mediave, punë këto që vendosen krahas veprave të artit bashkëkohor që reflektojnë mbi ndikimin e luftës në dekadat që pasuan.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, atij iu dhurua Çelësi i Kryeqytetit nga Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar më 23.05.2024, me 84 vota për propozim-rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews