I arrestuari për drogën milionëshe në Pejë, e pranon se ka bërë kultivimin dhe përpunimin e saj

Departamenti Për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Pejë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji shtetasit shqiptar, të pandehurit Aleks Gerbi, si i dyshuar për kultivim të drogës.

Ai dyshohet për parcelat e mëdha të drogës të cilat u sekuestruan dje në aksionin e madh anti-drogë të Prokurorisë Themelore të Pejës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në fshatrat Kliçin dhe Sferkë të Pejës, vlera e të cilave shkonte në mbi 5 milionë euro.

Në aktvendimin që e ka siguruar Klankosova.tv, thuhet se i pandehuri Gerbi e ka pranuar se “ka qenë vazhdimisht në ato parcela, ka bërë kultivimin e bimëve narkotike dhe përpunimin e tyre”.

Gjatë seancës dëgjimore, thuhet se Prokurori i Shtetit deklaroi se ekzistimi dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale e cila i vihet në barrë, dhe se këtë e vërtetojnë provat: Fotografitë e vendit të ngjarjes.

Po ashtu, bëhet e ditur se Gerbi ka qenë i dyshuar edhe në të kaluarën për të njëjtën vepër penale.

“Po ashtu, kësaj duhet shtuar edhe faktin se i pandehuri Aleks, referuar data bazës së Policisë së Kosovës, rezulton që edhe më herët të ketë qenë i dyshuar për vepër penale kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit…, dhe këtë fakt nuk e mohon as ai vet”, thotë vendimi i Gjykatës, raporton Klankosova.tv.

Numri i bimëve të mbjella në parcelat e sekuestruara, thuhet të jetë 2850 sosh, e të cilat thuhet se do të bëheshin gati për shitje.

Për veprën penale për të cilën dyshohet Gerbi, “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, parashihet dënimi me gjobë dhe me burgim prej tre deri në pesëmbëdhjetë vjet.

E njëjta dënueshmëri parashihet edhe për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Theksohet po ashtu se “me lënien e tij në liri ekziston rreziku real që ai të arratiset dhe të pengojë rrjedhën normale të procedurës penale”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews