Sveçla për hapjen e Urës së Ibrit: Është çështje e momentit kur duhet të hapet

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla në një intervistë në “Kallxo Përnime” u shpreh se  hapja e urës do të ndodhë, e momenti se kur do të ndodhë ende nuk dihet.

Sveçla tha se bashkë me ndërkombëtarët, aleat të Kosovës, është duke u biseduar hapja e Urës së Ibrit.

Madje, ministri tha se tashmë nuk po diskutohet se a duhet apo jo të hapet ura, por po diskutohet se kur do të ndodhë kjo.

“Aty jemi duke bisedu me aleatët tanë, jemi duke bisedu edhe me KFOR-in, aty nuk është çështje e diskutimeve a duhet të hapet ura, apo nuk duhet të hapet ura. Është çështje e momentit kur duhet të hapet ura e prandaj edhe po diskutojmë” – tha Sveçla.

Ai gjithashtu tregoi se edhe për veprimet e më hershme mbi këtë urë, testime e veprime të tjera, për të gjitha ishte në dijeni misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews