Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, njoftoi sot se kryediplomati serb, Marko Gjuriq, do të marrë pjesë në darkën e organizuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken për vendet anëtare të NATO-s.
Hill vlerëson se pjesëmarrja e Gjuriqit në këtë darkë është një mesazh i rëndësishëm për Serbinë. Ai tha se Serbia ka treguar në mënyrë të qartë se kundërshton veprimet e Rusisë, duke përfshirë votimet në OKB dhe ndihmën e ofruar Ukrainës në fusha të ndryshme, si dhe në projekte dhe çështje energjetike.
“Fakti që ai do të marrë pjesë në atë darkë tregon se ku qëndron Serbia”, përfundoi Hill.