Grupi libanez Hezbollah vazhdon të sulmojë Izraelin. Siç tha IDF sonte, afro 35 raketa janë nisur nga Libani në Izraelin verior në orën e kaluar.
Sipas ushtrisë izraelite, 10 raketa u nisën drejt Galilesë perëndimore. IDF thotë se janë identifikuar disa goditje.
🚨🇮🇱🇱🇧HEZBOLLAH LAUNCHES 35 ROCKETS INTO ISRAEL
10 rockets were launched toward the Western Galilee, of which several impacts were identified.
Another 25 rockets were launched toward the Haifa Bay area, setting off sirens in Acre.
The IDF said the rockets all struck open areas pic.twitter.com/zLsZdorZLG— Hammad Javed (@hammadSwatti960) September 29, 2024
25 raketa të tjera u nisën drejt zonës së Gjirit Haifa, duke aktivizuar sirena paralajmëruese. IDF thotë se të gjitha raketat goditën zona të hapura.
Kujtojmë, më herët gjatë ditës, IDF tha se kishte kryer disa sulme ndaj pozicioneve të Huthëve në Jemen. Kjo, siç tha deklarata, u bë në përgjigje të tre sulmeve të Huta ndaj Izraelit këtë muaj. /TelegramNews/