Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shprehu shqetësimin e saj për diskursin rreth rastit të Faton Hajrizit, duke theksuar se nuk mund të cilësohet hero një person që ka kryer vepra të rënda kriminale.
Ajo theksoi se është e shqetësuar për vlerat shoqërore që po rrezikohen dhe shtoi se është e papranueshme të glorifikohen individë që kanë kryer akte kriminale të rënda, siç është rasti me Faton Hajrizin, i cili është dënuar për shkak të plagosjes së Policisë së Kosovës.
Ministrja gjithashtu pohoi se për shkak të qëndrimeve të saj është konfrontuar me kërcënime, dhe për këtë arsye është e nevojshme të ketë masat e duhura për mbrojtjen e saj dhe të familjes së saj.
Ajo gjithashtu bëri një thirrje për riautopsinë e trupit të Faton Hajrizit, duke theksuar se janë nevojshme më shumë informacione për të zbardhur rrethanat e vdekjes së tij, pasi qëndrimet e mëparshme kanë përmendur përputhjen e gjurmëve të gishtërinjve, por ka nevojë për verifikime shtesë.