Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur për udhëheqësen e Komiteteve Profesionale në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihalin, duke thënë se është shumë e mençur dhe se për të ia kanë zili edhe opozita.
“Mendoj se është grua shumë e zonja. Vec mendoj t’i kishim pasë edhe dy ose tri Dejona, do me thanë…”
Haxhiu tha se është e drejtë e Mihalit nëse ajo do që t’i hyjë garës për deputete apo jo.
“Mendoj se të gjithë na kanë zili për Dejonën, edhe opozita. Me pasë njerëz të mençur, njerëz që nuk lodhën kurrë, që punojnë dhe janë shumë bashkëpunues, mendoj se kjo është vlerë, unë e dua shumë. Sa herë nuk e di kah t’ia mbajë, ka shumë raste kur ne konsultohemi. E kemi një grup njerëzisht që i konsultojmë në Vetëvendosje.” – ka thënë Haxhiu.