Zëvendëspresidentja aktuale, Kamala Harris i telefonoi presidentit të zgjedhur, Donald Trump të mërkurën për t’ia uruar fitoren e tij në zgjedhje, kështu ka thënë një ndihmës i lartë i saj.
Personi foli në kushte anonimiteti për të diskutuar thirrjen, raporton AP.
Ndihmësi ka theksuar se Harris diskutoi rëndësinë e një transferimi paqësor të pushtetit me Trump përpara fjalimit të saj të planifikuar për koncesion të mërkurën pasdite.
Harrisi pas pak orëve pritet të mbajë fjalimin e saj.
Donald Trump ka siguruar 270 votat e nevojshme të Kolegjit Zgjedhor për të fituar zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, duke mposhtur Kamala Harrisin, sipas disa raporteve të mediave amerikane, përfshirë Associated Press dhe CNN.
Me një fitore në Uiskonsin, Trump, ish-presidenti dhe kandidati i Partisë Republikane, kaloi 270 votat e nevojshme për ta siguruar fitoren në garën presidenciale kundër Harrisit, aktualisht zëvendëspresidenteve e Shteteve të Bashkuara dhe kandidate e Partisë Demokratike.