Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka komentuar zgjedhjen e Donald Trump si president të SHBA-së, duke theksuar se Kosova nuk ka arsye për frikë.
“Kosova dhe SHBA-ja kanë një marrëdhënie të veçantë dhe qeveria jonë do të punojë për ta forcuar këtë aleancë,” tha Kryeziu-Hyseni.
Sipas saj, pavarësisht ndryshimeve në presidencë, Kosova është e angazhuar që këto raporte të zhvillohen më tej.
Ajo gjithashtu u distancua nga deklaratat e kryediplomates Donika Gërvalla të bëra më herët, duke theksuar se situata ka ndryshuar dhe prioritetet sot janë të tjera.
Kryeziu-Hyseni nënvizoi rëndësinë e përfaqësuesve të rinj në Shtëpinë e Bardhë, që mund të sjellin ide të reja për mbështetjen e Kosovës.