Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve theksoi nevojën për një vëmendje urgjente ndaj kësaj çështjeje të ndjeshme, duke kërkuar intensifikimin e përpjekjeve nga ana e shtetit për të zbardhur fatin e atyre që ende mungojnë.
“Një plagë e hapur kërkon vëmendje urgjente, andaj shteti ynë duhet të intensifikojë përpjekjet për zbardhjen e fatit të tyre,” shkroi Haradinaj në postimin e tij në Facebook. Ai theksoi angazhimin e tij për drejtësi, duke nënvizuar se do të punojnë pa pushim në këtë drejtim, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
Haradinaj shprehu gjithashtu mbështetje për familjarët e të zhdukurve, duke thënë: “Qëndrojmë gjithëherë pranë familjarëve të të zhdukurve!” Kjo deklaratë e tij vjen në një kohë kur nevoja për të adresuar fatin e të zhdukurve vazhdon të jetë një çështje e rëndësishme për shoqërinë kosovare.