Haradinaj nga SHBA-ja kritikon Kurtin: Punët e shtëpisë fillojnë me ndryshimin e qeverisë

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, po qëndron që disa ditë në Shtetet e Bashkura të Amerikës, ku mori pjesë edhe në inaugurimin e presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa realizoi edhe disa takime të tjera, të cilat u komentuan në Kosovë. Mbrëmë Haradinaj u intervistua nga “Zëri i Amerikës”, ku foli për shumë tema. Çfarë tha Haradinaj?

Gjatë intervistë, Haradinaj ka pasur kritika të ashpra ndaj kryeministrit të tanishëm, Albin Kurti.

“Ne jemi përballë me një qeveri që ka qenë jo e kujdesshme dhe e respektueshme ndaj shumë vlerave, proceseve në vend. Kuptohet që me akumulimin katërvjeçar të këtyre irritimeve, pakënaqësive me mënyrën e qeverisjes së vendit, të shprehura nga opozita, është e habitshme që ta bëjë këtë edhe kryetari i qeverisë. Pra nuk ka logjikë që të bërtasë edhe kryeministri, që në këtë rast ka qeverisur mbi katër vite dhe ka bërë pesë buxhete. Me logjikën e zgjedhjeve, një kryetar qeverie tregon punën që ka bërë dhe punën që do të bëjë. Pra, në këtë rast opozita mund të thotë që është në nivelin e saj, të kryerjes së detyrës së ballafaqimit me keq-qeverisjen, me dështimet e qeverisë Kurti”, tha Haradinaj.

Tutje, Haradinaj tha se Kurti ka dështuar të bashkëpunojë me Administratën Biden.

“Së pari, ne duhet ta kuptojmë se është ndryshim i madh. Pra një dinamikë ndryshe. Koncept tjetër i ecjes përpara. Dhe nuk guxojmë pra të humbasim kohë. Besoj shumë se do të ishte lajm i keq, ky është mendimi im, nëse nuk do ta ndërronim qeverinë Kurti, për shkak se kjo qeveri dështoi të bashkëpunojë me administratën Biden”, tha Haradinaj.

Tutje, Haradinaj foli edhe për Administratën Trump.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews