​Protesta e greva në të gjithë Serbinë, sërish përdoren vetura ndaj studentëve

Qytetarët i janë bashkuar sot grevës së përgjithshme dhe protestave të studentëve të cilët prej muajsh kërkojnë që autoritetet e Serbisë të mbajnë përgjegjësi për vdekjen e 15 personave në stacionin hekurudhor më 1 nëntor 2024.

Disa protesta që filluan para institucioneve arsimore dhe hapësirave të tjera publike u bashkuan rreth orës 13:00 në një procesion të madh që kaloi nëpër qendrën e Novi Sadit.

Pezullimit të punës iu bashkuan sipërmarrës të shumtë privatë, punonjës në shkolla dhe kolegje, biblioteka, klinika veterinare, teatro, muzikantë dhe disa media. Sipas mediave serbe, dhjetëra mijëra njerëz ishin në rrugë, në tubimin më të madh në Novi Sad deri më tani.

Disa deputetë të opozitës dhe këshilltarë të qytetit të cilët bllokuan autostradën janë ndaluar dhe dërguar në gjykatë, ka bërë të ditur në rrjetet sociale nënkryetarja e Partisë Liri dhe Drejtësi opozitare, Marinika Tepiq.

Kompanitë dhe institucionet shtetërore ishin kryesisht të hapura dhe në disa punëtorët ankohen se ishin të mbyllur në mënyrë që të mos mund të largohen nga vendi i tyre i punës.

Në mbështetje të të gjitha kërkesave të studentëve, punonjësit e Qendrës Klinike Universitare (UKC) Nish kanë ndaluar sot për 15 minuta për të nderuar viktimat në Novi Sad.

Nxënësit e shkollave të mesme që qëndruan në heshtje për 15 minuta në kryqëzimin e rrugëve Kneza Milosha dhe Nemanjina në qendër të Beogradit, u nisën drejt Beogradit të Ri, ku supozohet se do të takonin kolegët e tyre nga shkollat e Beogradit të Ri në Ushçe.

Në Beogradin e Ri ka ndodhur një incident kur një ngasës në Bllokun 70 ka goditur me veturë Citroën një 26-vjeçare, e cila është transportuar në urgjencë, ndërkohë që policia ka arrestuar ngasësin e automjetit.

Profesorë dhe qytetarë të Kralevës u mblodhën para gjimnazit të Kralevës në mbështetje të studentëve dhe në përgjigje të grevës së përgjithshme.

Protesta pati edhe në Suboticë dhe Sombor, ku morën pjesë disa mijëra njerëz.

Në të njëjtën kohë, presidenti Aleksandar Vuçiq dhe Partia Progresive Serbe në pushtet bënë thirrje për tubim të madh në Jagodinë që duhet të shënojë formimin e një “lëvizjeje popullore për një Serbi të denjë”, në kontrast me protestat masive që synojnë një shoqëri më të drejtë bazuar në shtetin e së drejtës.

Kujtojmë, studentët, të cilët për më shumë se dy muaj kanë bllokuar rreth 60 fakultete në Serbi për shkak të tragjedisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, u kanë bërë thirrje qytetarëve serbë që të dalin në grevë të përgjithshme.

Ndër tjera, studentët u bënë thirrje qytetarëve të Serbisë të pezullojnë plotësisht të gjitha aktivitetet, duke thënë se “greva e përgjithshme” duhet të jetë shprehje e mosbindjes së përgjithshme civile dhe solidaritetit qytetar.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews