Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka postuar në rrjetin social foto nga aktivitetet e fundit.
Ai ka shkruar se kur je i vërtetë mbushen sallat edhe në qyteza edhe në fshatra, sepse qytetarët e Kosovës e duan të vërtetën.
”Kur je i vërtetë, mbushen sallat edhe në qyteza edhe në fshatra, sepse qytetarët e Kosovës e duan të vërtetën e nuk janë analfabetë funksionalë. Popullit duhet t’i thuhet e vërteta se Kosova nuk përparon pa miq, e përparimi e siguria nuk janë të garantuara pa qenë krejt Kosova në NATO, qosh e m’qoshe!”, ka shkruar Haradinaj.
Krusha e Malisheva, Dardana e Peja, veç në një ditë, me drita e pa perde, ka shtuar ai.