Tashmë në janar, Barcelona mund të arrijë marrëveshjen për të nënshkruar me Jonathan Tah, raporton Lluis Miguelsanz i Diario Sport.
Burimet e mediumit brenda klubit kanë konfirmuar interesimin e tyre për të blerë gjermanin, duke theksuar se negociatat janë duke ecur mirë.
Katalanasit po i ofrojnë mbrojtësit një marrëveshje trevjeçare me opsionin e zgjatjes së saj edhe për një vit shtesë. Përgjigja përfundimtare e lojtarit duhet të vijë para datës 15 janar.
Tah thuhet se është tërhequr nga mundësia për t’iu bashkuar Blaugranësve.
Më herët u raportua për një takim ‘pozitiv’ mes drejtorit sportiv të Barcelonës, Deco, dhe agjentit të Jonathan Tah, Pini Zahavi.
Nëse transferohet, Tah do t’i bashkohej klubit si lojtar i lirë nga Bayer Leverkusen verën e ardhshme.