Kandidati për kryeminister nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza ka vizituar sot Kamenicën.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza është shprehur se programi nuk duhet të jetë për kabinetin e ministrave e as për deputetë, por sipas tij, duhet të jetë për qytetarët.
“Programi nuk duhet me qenë për kabinetin e ministrave, as për deputetë. Programi duhet me qenë për qytetarët. Nëse ne arrijmë t’i adresojmë brengat e qytetarëve, preokupimet e qytetarëve, ne ia kemi dalë. Kosova mundet me pas shëndetësi më të mirë, ekonomi më të mirë dhe arsim më të mirë”, ka thënë Hamza në takim me qytetarët e Kamenicës.
Ndryshe, Hamza paraprakisht ka zhvilluar punëtori të tilla me qytetarët në Gjakovë, Ferizaj dhe Vushtrri.