Kryetari i Mitroviës së Jugut, Bedri Hamza ka bërë homazhe te varrezat e vëllezërve Bytyqi në Yonkers të New York.
Ai shkruajti për vëllezërit Bytyqi duke kujtuar sakrificën e madhe :”Tre vëllezërit Bytyqi janë rrëfim i sakrificës së madhe që do të mbetet përjetësisht në memorien kolektive të kombit shqiptar. Ata janë urë e përhershme e lidhjes ndërmjet shqiptarëve dhe Amerikës, të cilën ne e kemi obligim ta ruajmë.”
Hamza, kandidat për kryeministër nga radhët e PDK-së tha se do ta kërkojë pareshtur drejtësinë e munguar për vëllezërit Bytyqi dhe të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë tonë.