Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se kohë më parë Qeverisë Kurti ia kishte siguruar votat e tani thotë se nuk do të ndodhë më.
Abdixhiku thotë se nuk do pranojë të ia bëj votat Kurtit qoftë edhe nëse i kërkohet nga Amerika, qoftë edhe nëse do të ketë krizë politike.
“Nuk dëgjoj për atë punë. Nuk e bën Lumiri më”- tha Abdixhiku në një intervistë.
Ai tha se rruga e Kurtit është e dëmshme dhe nuk do të kontribuojë në një gjë të tillë.
“Me Lëvizjen Vetëvendosje kemi probleme të thella ideologjike, politike dhe besa edhe të mirëbesimit. Kështu që është hendek i madh”, tha ai.
Kreu i LDK-së për emisionin “Kallxopërnime” tha se LDK-ja merr pozicion qeveritar vetëm nëse e ka udhëheqjen e Qeverisë.
Abdixhiku në Qeverinë Kurti I kishte postin e ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit.