Goran Rakiq dënohet me 3 muaj burgim me kusht dhe 1 mijë euro gjobë

Goran Rakiq është dënuar me 3 muaj burgim me kusht dhe 1 mijë euro gjobë nga Gjykata Themelore e Prishtinës pasi i njëjti akuzohej se në cilësinë e ministrit për Komunitete dhe Kthim, nuk ka paraqitur saktë të dhënat e kërkuara në formularin për deklarimin e pasurisë.

Sipas këtij aktgjykimi, dënimi i shqiptuar me burgim prej 3 muajve nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari Rakiq nuk kryen vepër tjetër penale brenda periudhës verifikuese prej një viti.

Ndërsa, dënimin me gjobë në lartësi prej 1 mijë euro i akuzuari Rakiq obligohet që ta paguaj në afat prej 15 ditësh pasi që aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.

Sipas aktgjykimit, nëse i njëjti nuk mund të paguaj dënimin me gjobë atëherë ky dënim do të zëvendësohet në dënim me burgim duke iu llogaritur shuma prej 20 euro për një ditë burgimi.

Po ashtu, i akuzuari Rakiq është obliguar që të paguaj edhe shpenzimet procedurale për aq sa do të llogariten nga gjykata dhe shumën prej 100 euro për paushallin gjyqësor.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews