Bashkimi Kristian Demokrat, CDU, partia kryesore e opozitës gjermane, është goditur nga një sulm i fuqishëm kibernetik. Autoritetet thanë të shtunën se si rezultat i sulmit ata janë detyruar të shkëpusin nga rrjeti pjesë të infrastrukturës së saj kibernetike.
“Rrjeti i CDU-së në internet u godit rëndë nga një sulm kibernetik”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë. Specialistë të sigurisë po punojnë intensivisht për të mbrojtur rrjetin dhe hetuar sulmin, si dhe për të parandaluar dëme të mëtejshme, thuhet më tej në deklaratë. Ministria nuk ofroi detaje në lidhje me shtrirjen e sulmit apo autorët e dyshuar.
“Megjithatë, mënyra e kryerjes së sulmit tregon për një aktor shumë profesionist”, thuhet në deklaratë.
CDU-ja ka hequr dhe izoluar pjesë të infrastrukturës së saj kibernetike, tha partia opozitare në një deklaratë të veçantë, duke shtuar se autoritetet publike kishin nisur hetimet./VOA