Ndeshja në mes Gjeorgjisë dhe Republikës Çeke ka përfunduar me një barazim 1-1 në Kampionatin Evropian të Futbollit.
Golin e parë të ndeshjes e shënoi Gjeorgjia në minutën e 45’+4, kur G. Mikautadze realizoi nga penalltia. Në pjesën e dytë, Çekia arriti të barazojë në minutën e 59′ përmes sulmuesit P. Schick.
Ky rezultat nuk i shkon në favor asnjërës ekip pasi që tani ato gjenden në vendin e 3, respektivisht 4 me nga vetëm një pikë duke zbehur kështu mundësit e kalimit të grupeve.