Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar mbi gjendjen në vendkalimet kufitare.
Sipas të dhënave të fundit, pika kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë vazhdon të jetë më e ngarkuar edhe gjatë ditës së sotme.
Qytetarët po presin më shumë se një orë për të dalë nga Kosova.
Gjithashtu, në pikat tjera kufitare, Kullë dhe Merdarë raportohet për kolona, kryesisht në dalje.
Vendkalimet tjera kufitare janë më të qeta dhe nuk raportohet për kolona apo pritje të qytetarëve.