Një burrë është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Hade të Obiliqit.
Rastin për Telegram News e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se rasti në Polici është raportuar sot rreth orës 06:00.
“Sot rreth orës 06:00, policia ka pranuar informatën për një person pa shenja në fshatin Hade të komunës së Obiliqit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent, me ç’rast është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete. Aktualisht policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti. /TelegramNews.com.