Policia ka arrestuar tre meshkuj e dy femra në Gjakovë, pasi në rrjete sociale ka qarkulluar një video ku shiheshin duke shtënë me armë zjarri.
Sipas njoftimit, në konsultim me prokurorin është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarve, ku gjatë kontrollit është sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe 17 fishekë.
“Të dyshuarit janë arrestuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Policia rastin e ka cilësuar si “përdorim i armës/armëmbajtje pa leje”.