Gërvalla: Trupi i Fatonit duhet t’i kthehet familjes

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se trupi i Faton Hajrizit, të vrarë nga policia serbe duhet të kthehet sa më shpejt në Kosovë.

Gërvalla në një intervistë tha se të gjitha temat për rastin e Faton Hajrizit i kanë adresuar edhe tek partnerët ndërkombëtarë.

“Kemi adresuar të gjitha temat edhe tek partnerët ndërkombëtarë sepse së paku trupi i qytetarit tonë do të duhej të kthehej sa më shpejt në Kosovë, do të duhej t’i kthehet familjes. Zyra Ndërlidhëse i ka kontaktuar institucionet në Serbi dhe sapo kemi një konfirmim të saktë të informacioneve, ne do ta ndajmë me publikun”, tha Gërvalla.

Ajo më tej tha se fqinjin verior, Kosova e ka të vështirë, e që sipas saj, rrallë sillet sipas standardeve të njohura ndërkombëtare.

Faton Hajrizi është vrarë dje nga policia serbe, pasi dyshohet se mesnatën e të mërkurës vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër në Lloznicë. /KK

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews