Gërvalla propozon të ndahen 200 mijë euro për Bosnje e Hercegovinë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka propozuar që të ndahet një shumë prej 200 mijë eurosh si shenjë solidariteti për Bosnje e Hercegovinë, shtet në të cilën ja përmbytur disa qytete në pjesët qendrore dhe jugore të vendit.

“Vërshimet e jashtëzakonshme që kanë ndodhur kanë shkaktuar dëme shumë të mëdha, prandaj do të kërkoja solidaritetin tuaj, solidarizimin tonë të përbashkët me një shumë prej 200 mijë eurosh. Nëse nuk ka ndonjë kundërshtim këtu, atëherë kryeministër, do t’ju dërgojmë kërkesën zyrtare si MPJ që të mund ta ndërmarrim një hap të tillë”, tha ajo.

Ndërkaq Kryeministri Kurti tha se duhet të mbahet një mbledhje tjetër online për të ardhur deri te miratimi.

“Faleminderit zëvendëskryeministre Gërvalla. Ne për këtë na duhet ta mbajmë një mbledhje tjetër online, që të përgatiet vendimi, materiali, e më pas ta miratojmë atë”, tha Kurti.

Pasi foli edhe zëvendëskryeministrja nga komuniteti boshnjak, Emilia Rexhepi, Kurti tha se “do ta përgatisim këtë propozim-vendim dhe e votojmë në një mbledhje online këtë javë”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews