Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka publikuar një fotografi me ministrat e jashtëm të shteteve të Evropës Juglindore para takimit të përbashkët që do të kenë në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit.
Në fotografinë e publikuar nga ministrja Gërvalla shihet edhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
“Me Ministrat e Jashtëm të shteteve të Evropës Juglindore, në Forumin Strategjik të Bledit, para takimit të përbashkët”, ka shkruar Gërvalla.