Rreth shkatërrimit të një laboratori të drogës në rrugën “Hyzri Talla” në Prishtinë, Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë.
Përmes njoftimit të lëshuar, Policia bën me dije se pas një pune 10 mujore, është kryer një operacion në rrugën “Hyzri Talla” në Prishtinë.
Sipas Policisë, dyshohet se ky laborator ka funksionuar për përpunimin e substancave narkotike të llojit kokainë e heroinë.
“Me datë 21.09.2024, rreth orës 21:50, në rrugën “ Hyzri Talla” në Prishtinë, në podrumin e një banese-vendbanimi është gjetur substancë e dyshuar narkotike në gjendje të lëngshme në enë plastike, e cila ishte në proces të terjes-ngurtësimit dhe substanca ende të pa detajuara si dhe mjete të punës të cilat janë përdorur për përpunimin e substancave narkotike si “Laborator””, thuhet në njoftim.
Më tej, thuhet se pas përpunimit substancat i paketojnë dhe i shesin në vende të ndryshme.
“Dyshohet që ky “Laborator” për përpunimin e substancave narkotike të llojit Heroinë dhe Kokainë është përdorur nga të dyshuarit për një periudhë kohore, ku pas përpunimit të substancave të njëjtat i paketojnë në doza të vogla për shitje në rajone të ndryshme të vendit”, thotë Policia. /TelegramNews/