​FSSHK kërkon nga Qeveria zgjidhje afatgjate për minatorët

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kanë takuar Këshillin Grevist të Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës ku u njoftuan për së afërmi me gjendjen e përgjithshme të grevistëve.

“Delegacioni në krye me Kryetaren e FSSHK-së, dy nënkryetarët dhe Përfaqësuesen e Regjionit Sindikal të Mitrovicës takuan Këshillin Grevist të Sindikatës së Pavarur të Minatorëe të Trepçës. Gjatë takimit u njoftuan më përsëafërmi me gjendjen e përgjithshme të Grevistëve pas 27 ditëve në Grevë të cilëve FSSHK ju ofroi ndihmë dhe mbështetje morale,duke i përkrahur kërkesat dhe veprimet e tyre”, thuhet në njoftim.

Për FSSHK është e papranueshme dhe e patolerueshme situata me kushtet e punës së Minatorëve, me mjetet themelore të punës me afat të skaduar dhe pa pajisje personale adekuate për punë.

“E drejta në pagë është e garantuar me Kushtetutë dhe Ligjin e Punës, mos pagesa e Minatorëve për dy muaj rresht nuk ka asnjë justifikim, përpos mungesë e menaxhimit dhe funsksionimit nga ana e menaxhmentit të Trepçës. FSSHK kërkon nga Qeveria dhe menaxhmenti i Trepçës që të gjinden një zgjidhje afatgjate për daljen nga kriza në mënyrë që Minatorët të kthehen në vendin e punës të qetë dhe pa brenga”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews