FSHF do të organizojë dy turne europian të grupmoshës U-15 për vajza dhe djem

Federata Shqiptare e Futbollit ka fituar të drejtën të organizojë dy turne europian “UEFA Development” të grupmoshës U-15 për vajza dhe djem.

Të dy turnet do të zhvillohen në vendin tonë nën organizmin e FSHF-së në bashkëpunim me UEFA-n në periudhën shtator – tetor.

Turneu “UEFA Development” U-15 për vajza do të startojë në fundin e muajit shtator teksa veç ekipit tonë Kombëtar do të marrin pjesë edhe Kosova, Estonia dhe Maqedonia e Veriut. Të gjitha ndeshjet janë planifikuar të luhen në datat 30 shtator, 2 tetor dhe 5 tetor.

Ndërsa turneu “UEFA Development” U-15 për djem do të ngrejë siparin më datë 23 tetor dhe veç ekipit tonë Kombëtar do të marrin pjesë edhe Bosnje-Hercegovina, Ishujt Faroe e San Marino. Të gjitha ndeshjet janë planifikuar të luhen në datat 23, 25 dhe 28 tetor.

“UEFA Development” është një turne zhvillimor që i jep mundësinë futbollistëve dhe futbollisteve të vogla të masin forcat me bashkëmoshatarët e tyre dhe të tregojnë vlerat në fushën e lojës.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews