Flutura Kusari: Sulmet e pushtetit ndaj mediave janë qëllimkëqija

Flutura Kusari, juriste e medias, ka kritikuar pushtetin për kritikat ndaj mediave.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se këto kritika janë qëllimkëqija.

Tutje, ajo ka treguar edhe arsyen, sipas saj, që qëndron prapa këtyre kritikave.

Postimi i saj i plotë:

Ju uroj një vikend të mirë dhe ju ftoj që t’ia kujtoni vetes dhe tjerëve rreth jush që krijimi dhe zhvillimi i mediave është gjëja më e mirë që i ka ndodhë Kosovës që nga viti 1999.

Jam e vetdijshme që jam duke ua përsëritë të njëjtën por është e domosdoshme të përsëritet sa herë që pushteti sulmon mediat.

Sulmet ndaj mediave janë qëllimkëqija, synojnë fshehjen e dështimeve qeverisëse dhe ikjen nga llogaridhënia. Kur sulmet ndaj mediave vine të kamufluara si kritikë nga disa që do të duhej të ishin në vijën e parë të mbrojtjes ndaj mediave, ato e kanë vetëm një qëllim: mbrojtjen dhe arsyetimin e luftës speciale të pushtetit ndaj mediave.

Disa media kanë nevojë për përmirësime por kjo arrihet me politika shetërore, ligje të mira dhe financim publik, veprime këto që janë përgjegjësi e shtetit. Kjo nuk ka ndodhur dhe rrjedhimisht shteti ka dështuar, jo mediat.

E fundit, dua t’ju rikujtoj që pushtetet, si ky, si të kaluarit, si ato në ardhje, nuk kanë nevojë për mbështetjen e kërkujt. E kanë krejt pushtetin, atyre iu duhet vetëm monitorimi i thuktë, asgjë tjetër.

Prandaj ju ftoj, sado që të keni mundësi, ta kurseni mbështetjen partiake sidomos nëse pozita juaj në shoqëri kërkon një lloj diskrecioni në raport me adhurimin për parti politike.
OK? 🤩

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews