Këngëtarja nga Shqipëria Çiljeta Xhilaga, është shpallur finalistja e parë e “Ferma VIP” .
Artistja është pëlqyer tejet shumë nga publiku për mënyrën se si është shfaqur brenda kësaj ferme.
Ajo u “rikthye” për publikun pas një kohë të gjatë të pauzimit të saj në skenën muzikore.
Kujtojmë që finalja e madhe e “Ferma VIP”, do të mbahet më 12 Qershor.
Derisa ë garë janë edhe 8 konkurrentë, ku 2 prej tyre priten të eliminohen javën e ardhshme.
E vetëm 6 do ta prekin finalen dhe do të “luftojnë” për çmimin e madh 100 mijë euro./Telegrami/co