Robert Aliaj ka marrë një vendim të papritur gjatë natës gjysmëfinale.
Kështu ai vendosi ta ndërpresë rrugëtimin e tij në “Ferma VIP”.
“Është një spektakël që ka brenda familjen, shoqërinë, dashurinë”, tha Roberti.
Derisa në fund u përshëndet me fermerët, të cilët i konsideroi si një familje.
Kujtojmë që finalja e madhe e “Ferma VIP”, do të mbahet më 12 Qershor.
Derisa në garë janë edhe 8 konkurrentë, ku 2 prej tyre priten të eliminohen javën e ardhshme.
E vetëm 6 do ta prekin finalen dhe do të “luftojnë” për çmimin e madh 100 mijë euro./Telegrami/co