Skuadra e vetme shqiptare e mbetur në garat evropiane, Drita do të zhvillojë sot takimin e radhës në Conference League.
Në fazën play-off të kësaj gare, gjilanasit do të përballen me kampionin e Polonisë, Legia Varshavën.
Skuadra polake do të jetë nikoqir i Dritës para 31 mijë tifozëve të pranishëm në stadiumin “Wojska Polskiego” në Varshavë.
Trajneri i bardhekaltërve, Zekirija Ramadani do të jetë me skuadër të plotë pasi nuk ka asnjë mungesë për këtë takim.
Ndeshja do të nis nga ora 18:00.