Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka shpallur konkurs për organizimin e Superkupës së Kosovës për Meshkuj që zhvillohet në datat 07 – 11 Shtator 2024.
Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë personat juridik që përmbushin kushtet e këtij konkursi dhe dispozitat e parapara në Udhëzuesin për Organizim të Superkupës së Kosovës – Meshkuj.
Për të konkurruar për organizimin e Superkupës së Kosovës – Meshkuj,
Kandidatët duhet përmbushur këto kushte:
Të mos ketë obligime të pakryera ndaj FBK-së (apo marrëveshjen për shlyerjen e obligimeve ndaj FBK-së të nënshkruar);
Të sigurojë kushte për zhvillimin e ndeshjeve sipas rregullave të lojës së FIBA-s, Propozicioneve dhe Rregullores së Garave të FBK-së, si dhe akteve tjera normative të FBK-së;
Të sigurojë medaljet, kupat dhe trofetë për fituesit dhe finalistët e Kupës në të dyja konkurrencat, dizajnin e të cilave e përzgjedh FBK;
Të mbulojë shpenzimet për personat zyrtarë për të gjitha ndeshjet e Superkupës;
Ti përmbahet në përpikëri dispozitave të Udhëzuesit për Organizim të Superkupës Kosovës për marketing në palestër dhe në transmetime televizive;
Të sigurojë prezencë të mjaftueshme të forcave policore dhe pjesëtarëve të sigurimit privat në të gjitha ndeshjet e Superkupës;
Ti përmbahet dispozitave tjera të Udhëzuesit për Organizim të Superkupës;
Të nënshkruaj kontratë me FBK-në, ku do të specifikohen detajet e organizimit si dhe obligimet e të drejtat e palëve.
Në rast të përmbushjes së të gjitha kritereve nga dy ose më shumë aplikantë, kriteri financiar është prevalent (kryerja e obligimeve ndaj FBK-së).
Konkursi mbetet i hapur deri me datë 21.08.2024, në ora 17:00.