Eksportet serbe në Kirgistan perfundojne ne Rusi

Robin Brooks, një anëtar i lartë në programin e Ekonomisë dhe Zhvillimit Global në Institutin Brookings, ka pasqyruar të dhëna që tregojnë për eksportet e Serbisë në Kirgistan, e të cilat përfundojnë në Rusi.

“Eksportet e Serbisë në Kirgistan janë rritur çmendurisht me 6200% në krahasim me para se Rusia të pushtonte Ukrainën (e zeza). Sigurisht, asnjë nga këto mallra në fakt nuk përfundon në Kirgistan. Të dhënat e importit të Kirgistanit nga Serbia tregojnë saktësisht se ASGJË s’vjen nga Serbia (blu). Këto eksporte shkojnë direkt në Rusi…”.

Serbia nuk i ka vendosur sanksione Rusisë për nisjen e luftës në Ukrainë siç kanë bërë vendet tjera perëndimore, përjashtuar Bjellorusinë.

Në anën tjetër, Kirgistani, një vend i Azisë Qendrore, mban lidhje të forta me Moskën. Madje, presidenti rus Vladimir Putin kishte udhëtuar në tetor të 2023-ës për në Kirgistan, i cili edhe ishte udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që kur Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi ​​një urdhërarresti për të në mars.

Në këtë takim vjet me presidentin e Kirgistanit, Sadyr Japarov, Putin kishte nënvizuar rëndësinë e Rusisë si investitori më i madh në ekonominë Kirgistan dhe tha se të dyja palët do të zhvillonin më tej bashkëpunimin.

“Vendi ynë është furnizuesi kryesor i produkteve të naftës në Kirgistan, ne furnizojmë plotësisht konsumatorët kirgistanë me benzinë ​ dhe naftë”, tha Putin në një konferencë.

“Ne e vlerësojmë shumë partneritetin strategjik Kirgistan-Rus dhe marrëdhëniet tona si aleatë”, kishte thënë më pas Japarov.

Shtetet e Bashkuara kishin vendosur sanksione ndaj katër kompanive të Kirgistanit në korrik të vitit të kaluar për rieksportin e komponentëve elektronikë dhe teknologjive të tjera në Rusi.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews