Kandidati për deputet, Avdullah Hoti ka thënë se fjalori i ulët dhe denigrues që po përdoret gjatë fushatës, duhet refuzuar.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se ata që promovojnë gjuhën përçarëse, nuk meritojnë përkrajen e qytetarëve.
“Është thelbësore që më 9 shkurt t’i japim vendit një qeveri normale e me orientim euro-atlantik.
Fjalori i ulët dhe denigrues që po përdoret nga njerëzit e ligë në këtë fushatë duhet refuzuar.
Ata që promovojnë këtë gjuhë përçaraëse nuk e meritojnë përkrahjen e qytetarëve.
Ftoj të gjithë qytetarët që të distancohen nga ky mentalitet i errët politik dhe të mbështesin vlerat që përfaqësojnë përparim dhe dinjitet” – ka shkruar ai.