Edi Rama i prezanton ministrat e rinj në qeverinë shqiptare

Ministrat e rinj të qeverisë së Edi Ramës u prezantuan në mbledhjen e grupit parlamentar, një ditë pas njoftimit të ndryshimeve nga kryeministri në Kongresin Zgjedhor të PS.

Ministrat e rinj:

Ervin Hoxha – Ministër i Brendshëm. Hoxha ka pasur një karrierë të gjatë në institucione të ndryshme qendrore dhe ligjzbatuese, përfshirë Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme.

Pirro Vengu – Ministër i Mbrojtjes. Ai ka qenë deri tani drejtor i Autoritetit Portual Durrës dhe më parë ka udhëhequr Antikorrupsionin në Kryeministri.

Petrit Malaj – Ministër i Financave. Malaj, i cili është drejtor i AKBN-së dhe ka një përvojë të pasur në sektorin bankar dhe konsulencë, zëvendëson Ervin Meten.

Në mbledhjen e grupit të PS, Edi Rama falënderoi Taulant Ballën, Niko Peleshin dhe Ervin Meten për kontributin e tyre dhe kritikoi deputetët për mungesë aktivizmi. Ai theksoi se periudha deri në zgjedhjet e ardhshme do të jetë një test për ata që do të përfshihen në listat e kandidatëve për deputet.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews