Një person u mbyt në Poloninë jugperëndimore dhe mijëra u evakuan përtej kufirit në Republikën Çeke pasi shiu i dendur vazhdoi të godiste Evropën qendrore të dielën, duke shkaktuar përmbytje në disa pjesë të rajonit.
Një zjarrfikës që luftonte përmbytjet në Austrinë e Poshtme vdiq gjithashtu, tha të dielën në platformën sociale X, zëvendëskancelari austriak, Ëerner Kogler, ndërsa autoritetet shpallën provincën që rrethon Vjenën një zonë fatkeqësie, raporton Reuters.
Lumenjtë u vërshuan nga Polonia në Rumani, ku katër persona u gjetën të vdekur të shtunën, pas disa ditësh shira të rrëmbyeshëm në një sistem me presion të ulët të quajtur Boris. /Reuters